Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Fier, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Në pranga ka rënë Mevlan Troka, i cili u lokalizua dhe u kap në fshatin Bishan gjatë operacionit policor të koduar “Gjurmimi”.
Sipas autoriteteve, ndaj Trokës Gjykata e Madridit ka nxjerrë urdhër-arrest, pasi dyshohet se është i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Ai akuzohet gjithashtu për vjedhje të energjisë elektrike, bazuar në legjislacionin spanjoll.
Procedurat për ekstradimin e 60-vjeçarit drejt Spanjës po ndiqen nga Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet e këtij shteti.