Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dimal Basha: U asfaltuan edhe 1.5 km në rrugën Kijevë-Zahaq

Dimal Basha: U asfaltuan edhe 1.5 km në rrugën Kijevë-Zahaq

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar për asfaltimi e 1.5 kilometra me shtresën e parë të asfaltit, në rrugën Kijevë–Zahaq.

Basha krahas postimit ka shkruar se “kjo rrugë është një nga arteriet kryesore të Dukagjinit dhe një projekt shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj zone”.

Postimi i tij:

Në rrugën Kijevë–Zahaq (N9) po vazhdojnë punimet!

Dje në Lotin 4 të kësaj rruge u asfaltuan rreth 1.5 kilometra me shtresën e parë të asfaltit, ndërsa puna po vazhdon paralelisht edhe në segmentet e tjera.

Kjo rrugë është një nga arteriet kryesore të Dukagjinit dhe një projekt shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj zone. Që nga marrja e detyrës si Ministër, jam angazhuar personalisht në adresimin e problemeve dhe pengesave që kanë përcjellë projektin, për të hapur rrugë për zgjidhje dhe për intensifikimin e punimeve.

Puna po vazhdon, ndërsa ne do të vazhdojmë me mbikëqyrjen e vazhdueshme në terren, duke kërkuar gjithmonë punë cilësore, dinamikë më të lartë dhe respektim të afateve, në mënyrë që këtë projekt të rëndësishëm ta çojmë sa më shpejt drejt përfundimit.