Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Tha se s’kishte asgjë për të deklaruar, Dogana zbulon mbi 13 mijë euro në Han të Elezit

Tha se s’kishte asgjë për të deklaruar, Dogana zbulon mbi 13 mijë euro në Han të Elezit

Zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit kanë përzgjedhur për kontroll një automjet të tipit Shkoda Superb, me targa të Maqedonisë së Veriut, të drejtuar nga një shtetas i këtij vendi.

I pyetur nëse kishte diçka për të deklaruar për Doganën, drejtuesi i automjetit është përgjigjur se nuk kishte “asgjë për të deklaruar”.

“Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë zbuluar 11.980 euro dhe 84.500 denarë maqedonas, të cilat ishin të fshehura dhe nuk ishin deklaruar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Vlera e përgjithshme e mjeteve monetare të padeklaruara, pas konvertimit në euro, është 13.353,98 euro. Mjetet monetare janë konfiskuar”, vijon njoftimi.