Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Prishtinë, tentoi të futej në një klub – ia drejton armën sigurimit pasi u pengua nga ai

Prishtinë, tentoi të futej në një klub – ia drejton armën sigurimit pasi u pengua nga ai

Është arrestuar një i dyshuar, pasi, gjatë tentimit për të hyrë në një klub, është penguar nga sigurimi. Me këtë rast, i dyshuari ka drejtuar armën në drejtim të sigurimit.

Arma e zjarrit i është larguar nga një dëshmitar dhe më pas është marrë nën kontroll nga sigurimi.

Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM&ARMËMBAJTJE PA LEJE/ Prishtinë / 03.10.2026 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pasi ka tentuar të futet në një klub është penguar nga sigurimi, me ç’rast i njejti ka drejtuar armën në drejtim të tyre. Arma e zjarrit i është larguar nga dëshmitari m/k, dhe është futur nën kontroll nga sigurimi. Arma e zjarrit është konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.