Ministria e Infrastrukturës ka shpallur fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nacionale N9, segmenti Kijevë-Dollc, faza e dytë, Loti 3, me vlerë mbi 1 milion euro.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e parashikuar e kontratës ishte 1,065,000 euro, ndërsa kontrata është dhënë për 1,059,204.26 euro. Kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë “Lika Trade” SH.P.K. dhe “Lika Company” SH.P.K., me adresë në Isniq të Deçanit.
Në këtë aktivitet të prokurimit kanë konkurruar gjithsej nëntë operatorë ekonomikë.
Përzgjedhja e operatorit është bërë përmes procedurës së hapur, ndërsa kriteri i dhënies ishte tenderi ekonomikisht më i favorshëm.
Kontrata është dhënë në kohëzgjatje prej 85 ditësh.