Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka thënë se është pro tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Fondet Pensionale, por me kusht që mjetet e tërhequra të rimbursohen në një periudhë 10-vjeçare.
Rrahmani ka thënë se tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk është praktik e mirë, por ka kërkuar të gjendet një mundësi që të riformulohet kjo iniciativë qytetare.
“Tek çështja tjetër që besoj se është fokusi se di duhet të dalim nga kjo me një zgjidhje, që mos të dëmtohet kontributdhënës dhe të përfitojë në një situatë kur realisht sot nuk është e mirë gjendja e ekonomike. Si amendament nëse kalon në lexim të parë unë do të prezantojë që tërheqja e mjeteve deri në 30 për qind t’i mundësohet qytetarëve që ato të kthehet nga vet kontributdhënësi për një periudhë 10 vjeçare. Kjo iu mundëson që sot të tërhiqen ato mjete që të kalohet një periudhë e vështirë, ndërsa ato prapë t’iu kthehet atyre në kohën kur pensionohen”, tha ai.
/TV Arbëria