Ngacmimet seksuale dukuri shqetësuese, kërkohet angazhim i institucioneve të drejtësisë

Perceptimet e të rinjve mbi dhunën seksuale dhe ngacmimet...

Kurti me ministra shkojnë për ngushëllime tek familja Jashari

ZKM ka njoftuar se kryeministri Kurti me ministra, deputetë...

Konjufca për Bunjakun: Me ndërgjegje të lartë u gjend përballë paramilitarizmit të vjetër të Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca së bashku...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Abdixhiku kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj dhe kërkim falje për lartësimin e Ivanoviqit

Extra AL PVC

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shfaqur dy kërkesa në Kuvendin e Kosovës, shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe kërkim falje për lartësimin e Oliver Ivanoviqit nga pushteti.

Abdixhiku tha se ky sension i ri parlamentar po nis me më shumë paqartësi dhe shumë skandale.

Sipas tij, ambasadori Martin Berishaj ka një amnistri bllanko nga pushtetarët e vendit.

“I pari ka të bëjë me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe gjithë amnestin bllanko të dhënë ndaj tij nga pushtetarë tanë. Ky ambasador duket që është i lidhur jo vetëm politikisht, por edhe financiarisht me mbrojtësit e tij. Sipas raportimeve tashmë të bëra publike, janë tërhequr nga ai në mes të Prishtinë 1. 4 milion euro para të gatshme kesh, këto para janë transferuar nga kompanie energjetike GEN, me seli në Beograd. Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë, prandaj ambasadori ka dy kallëzime penale sot. Një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh dhe një tjetër për fshehje të pasurisë por ai vazhdon të marrë mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve përkundër fakteve të qarta të bëra publike dhe ai do të ketë edh një kallëzim penal të ri për deklarim të rrejshëm brenda komisionit hetimor parlamentar”, tha ai.

E reagimin e kryeministrit, Albin Kurti për Oliver Ivanoviq e ka konsideruar si monstrum politike dhe të palejueshëm, për çka kërkoi edhe kërkim falje.

” Skandali i dytë na lidhet me rehabilitimin e një krimineli të luftës Oliver Ivanovoqit bartësit të formacionit famkeq ‘rojat e urës’ i cili nga ky pushtet na portretizohet besoni ose jo si njeri e emër që ka kontribuar në një Kosovë shumë etnike. Oliver Ivanoviq, pra njeriu që pushteti e kryeministri Kurti e cilëson si kontribuues të një Kosove shumë etnike ka qenë i dënuar më 9 vite burgim në shkallë të parë për vrasjen e 31 civilëve shqiptar, 31 shqiptar nga njeriu multi-etnik i Albin Kurtit…Është turp është monstrum politik që nuk guxojmë ta lejojmë në Kosovë. … a është ky ndryshimi që kemi pas nevojë që të amnistohet të korruptuarit njerëz e korruptuar që kanë lidhje me pushtetin dhe të rehabilitohen kriminelët e luftës për më shumë pushtet. sot në këtë Kuvend kam dy kërkesa, shkarkim për të parin dhe mbajtje përgjegjës për secilin të ndërlidhur me të, kërkim falje për lartësimin e një krimineli të luftës”, u shpreh lideri I LDK-së

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se Kosovës nuk i duhet marrëveshje pa njohje.

Duke folur edhe për situatën në veri, ai tha se gjendja në atë pjesë të Kosovës nuk është normale.

Sipas tij, pushteti aktuale ka arritur me mjeshtri ta kthej çështjen e veriut në tavolinën.

“Po e nisim sesionin e re me një veri të normalizuar në jo normalitet. Dy muaj tensione politika të pakoordinuara me aleatë, sulme të pareshtura ndaj policisë për tu kthyer në një gjendje jonormale, por megjithatë nuk trajtohet si një gjë e tillë. Dhe le ta themi qartë se gjendja në veri sot nuk është normale. Në emër të sovranitetit Kosova Republika jonë nuk ka pasur kurrë më pak sovranitetit në emër të ligjshmërisë Kosova nuk ka pas kurrë më pak se sa ligjshmëri që ka sot…Ky pushtet me gjithë paaftësinë ka arritur mjeshtërisht ta rikthej çështjen e veriut në tavolinë në kohën kur pritej në marrëveshje finale…Kosova nuk duhet të ketë marrëveshje bazë dhe Kosova nuk duhet të ketë marrëveshje pa njohje brenda saj ky është momentumi ynë i duhet njohja Kosovës i duhet marrëveshja përfundimtare me Serbinë”, tha ai.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ngacmimet seksuale dukuri shqetësuese, kërkohet angazhim i institucioneve të drejtësisë

Perceptimet e të rinjve mbi dhunën seksuale dhe ngacmimet...

Kurti me ministra shkojnë për ngushëllime tek familja Jashari

ZKM ka njoftuar se kryeministri Kurti me ministra, deputetë...

Konjufca për Bunjakun: Me ndërgjegje të lartë u gjend përballë paramilitarizmit të vjetër të Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca së bashku...

Gërvalla takon homologun zviceran: Kosova dhe Zvicra, partnerë të natyrshëm me mërgatën si urë kryesore

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Zëvendëskryeministrja...

Ngacmimet seksuale dukuri shqetësuese, kërkohet angazhim i institucioneve të drejtësisë

Perceptimet e të rinjve mbi dhunën seksuale dhe ngacmimet seksuale, ishte temë diskutimi në konferencën e organizuar nga Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat...

Kurti me ministra shkojnë për ngushëllime tek familja Jashari

ZKM ka njoftuar se kryeministri Kurti me ministra, deputetë e drejtues të Policisë së Kosovës, kanë shkuar për ngushëllime në familjen Jashari pasi dje...

Konjufca për Bunjakun: Me ndërgjegje të lartë u gjend përballë paramilitarizmit të vjetër të Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Xhelal Sveçla kanë bërë homazhe pranë varrit të rreshterit...