Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Zbulohet data kur Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Rama shkon në Bruksel

Zbulohet data kur Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Rama shkon në Bruksel

Shqipëria pritet të bëjë një tjetër hap përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Top Channel ka mësuar nga burime diplomatike pranë Komisionit se është duke u diskutuar data 13 tetor për zhvillimin e mbledhjes së radhës ndërqeveritare mes Presidencës së BE-së dhe Shqipërisë.

Sipas të njëjtave burime, në këtë takim pritet që Shqipëria të mbyllë përkohësisht një tjetër kapitull të negociatave, ndërsa Mali i Zi pritet të avancojë me mbylljen e tre kapitujve.