Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Djali i Adem Demaçit, Shqiptari, gati t’i futet politikës: Me intelektualë të tjerë do përpiqemi ta themelojmë një iniciativë

Djali i Adem Demaçit, Shqiptari, gati t’i futet politikës: Me intelektualë të tjerë do përpiqemi ta themelojmë një iniciativë

Djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, ka thënë se është i gatshëm që të bëhet pjesë e politikës.

Ai në T7, ka thënë se ai tani është në një moshë që s’do të rri anash, por që të ‘’mendojë me thellësisht’’.

‘‘Unë i kam ca ide, sepse tash e kam një moshë i ka  61/62 vjeç, nuk ça të pres. Pra tash e kam kohën të mendoj më thellësisht dhe jo të rri anash si intelektual, por së bashku me intelektualë të tjerë, të përpiqemi t’i japim disa modele të reja dhe të bashkohemi, dhe të përpiqemi ta freskojmë këtë mozaikun politik tonin, dhe të bëjmë diçka.

I pyetur për disa zëra për për një iniciativë qytetare intelektuale, ku përmendet edhe emri i tij, ai ka konfirmuar se kjo është e vërtetë dhe se ekziston si ide.