Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Basri Beka për shkarkimin e Blerim Isufajt: “Nuk pati veprime ndaj abuzimeve të rënda me paranë publike”

Basri Beka për shkarkimin e Blerim Isufajt: “Nuk pati veprime ndaj abuzimeve të rënda me paranë publike”

Basri Beka ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit, duke e përshëndetur këtë vendim dhe duke kritikuar punën e tij gjatë mandatit.

Beka ka thënë se Isufaj, sipas tij, dështoi të veprojë ndaj abuzimeve me paranë publike, duke përmendur transfertat dhe subvencionet për persona që nuk jetojnë në Kosovë, shtesat për fëmijë dhe skemat sociale.

Ai ka ngritur kritika edhe për mungesën e arrestimeve lidhur me, siç pretendon, kapjen e agjencive të pavarura dhe presionin ndaj bizneseve.

Në reagimin e tij, Beka përmend edhe rastet e importimit të qindra kamionëve me zhavorr nga Serbia në ditë, si dhe blerjen e energjisë me çmime që, sipas tij, kanë arritur deri në 1,500 euro për MWh.

Kritika ka edhe për mungesën e veprimeve serioze ndaj pretendimeve për pastrim parash përmes sektorit të ndërtimit, ndërsa thekson rritjen e çmimeve të banesave në Kosovë.

“Në vend të hetimeve të fuqishme për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, pamë akuza që shpesh u përdorën më shumë për spektakël sesa për drejtësi”, ka shkruar Beka.

Në fund, ai ka kërkuar një prokurori që, sipas tij, të hetojë pushtetin, korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe jo të përzgjedhë rastet sipas interesit politik apo spektaklit publik.