Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pritur sot në takim kryetarin e komisionit për çështje të Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, dr. Anton Hofreiter dhe delegacionin e tij.
Ajo kërkoi mbështetjen dhe vëmendjen e shtuar të Gjermanisë ndaj Kosovës në këtë periudhë sfidash të vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.