Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Protestuan kundër vizitës së Von der Leyen, raportohet për 4 të arrestuar, dhjetëra qytetarë mblidhen te stacioni

Protestuan kundër vizitës së Von der Leyen, raportohet për 4 të arrestuar, dhjetëra qytetarë mblidhen te stacioni

Katër protestues që kanë bllokuar rrugët pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” raportohet janë arrestuar.

Pas arrestimeve, dhjetëra protestues të tjerë po protestojnë përballë policisë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.

“Nuk do të lëmë asnjë protestues mbrapa”, është mesazhi i protestuesve, të cilët po kërkojnë që katër të arrestuarit të lirohen pa vonesë.

Bllokimi i rrugëve pranë aeroportit është zhvilluar në kuadër të kundërshtimit të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Vizita e von der Leyen erdhi në ditën e protestës madhështore “Jo në emrin tim”, të paralajmëruar për sot, nga ora 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.