Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e radhës e Kryesisë së partisë, e para pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe pak ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Gjini ka thënë se Aleanca mbetet e prerë në qëndrimin e saj ndaj Gjykatës Speciale, dhe do të vazhdojë të kërkojë që ndihma ligjore për krerët e UÇK-së në Hagë dhe mbrojtja e të drejtave shtetërore të Kosovës të mos përzihen me politika partiake, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka folur edhe për procesin e zgjedhjes së presidentit, duke shprehur shqetësim për zvarritjen e mëtejshme të tij.