Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Plagoset një person në Miradi të Fushë Kosovës, i dyshuari në arrati

Plagoset një person në Miradi të Fushë Kosovës, i dyshuari në arrati

Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale në Prishtinë, tha për Gazetën Express se rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) se një person i plagosur me armë zjarri, në një rast të ndodhur në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, ka kërkuar trajtim mjekësor.

Menjëherë janë angazhuar njësitet policore, të cilat kanë nisë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Veprimet e mëtejshme po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, tha Ahmeti për Express.