Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > S’e pagoi borxhin prej 1270 eurosh, KRU “Gjakova” shkyç konsumatorin

S’e pagoi borxhin prej 1270 eurosh, KRU “Gjakova” shkyç konsumatorin

Një konsumator, borxhi i të cilit e kishte kaluar shumën prej 1,270 eurosh ndaj ujësjellësit të Gjakovës, u ndëshkua me shkyçje, njoftoi kompania.

“Ekipet e Kontrollit dhe Shkyçjes të KRU “Gjakova” Sh.A., Njësia në Prizren, kanë kryer shkyçjen e një konsumatori në fshatin Krajk i Ri, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve ndaj Kompanisë”, tha KRU Gjakova.

KRU “Gjakova” Sh.A. njofton të gjithë konsumatorët që kanë obligime të papaguara se duhet t’i përmbushin ato, pasi aksionet e kontrollit dhe shkyçjes do të vazhdojnë.