Dy persona janë shoqëruar në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, pasi dyshohet se ishin duke vjedhur drunj në një pyll në fshatin Selac.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 28 shtator, rreth orës 00:35. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur dy të dyshuarit me një kamion të ngarkuar me drunj.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa është njoftuar edhe Agjencia e Pylltarisë. Drunjtë e dyshuar të vjedhur janë konfiskuar nga zyrtarët e pylltarisë dhe janë dërguar në objektet përkatëse.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.