Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Për herë të parë në Kosovë, nis heqja e një dige për rikthimin e rrjedhës së lirë të lumit

Për herë të parë në Kosovë, nis heqja e një dige për rikthimin e rrjedhës së lirë të lumit

Organizata mjedisore Ecopana ka njoftuar se ka nisur punën për heqjen e një dige në lumin Mirusha, me synim rikthimin e rrjedhës së lirë të lumit.

Sipas Ecopanës, diga është në gjendje të degraduar dhe, përveç pengimit të rrjedhës natyrore të lumit, ndikon edhe në grumbullimin e ujit dhe sedimenteve. Sipas organizatës, kjo ka shtuar shqetësimet për vërshime dhe sigurinë e banorëve që jetojnë pranë lumit.

Ecopana ka bërë të ditur se vendimi për ndërhyrjen është marrë pas një sërë raportesh, studimesh profesionale dhe koordinimesh ndërinstitucionale.