Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Komuna e Fushë Kosovës “hap kuletën”, shpenzon mbi 16 mijë euro për bileta avioni

Komuna e Fushë Kosovës “hap kuletën”, shpenzon mbi 16 mijë euro për bileta avioni

Komuna e Fushë Kosovës ka nënshkruar kontratë për shërbimet e transportit ajror dhe sigurimin e biletave për udhëtime zyrtare.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, kontrata është lidhur me kompaninë Prime Tours & Travel SH.P.K., më 25 shtator 2026, raporton IndeksOnline.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 16,530.57 euro, ndërsa kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është 36 muaj.

Në procedurën e prokurimit kanë marrë pjesë dy tenderues dhe të dy janë vlerësuar si të përgjegjshëm, ndërsa kriter ka qenë çmimi më i ultë.  /IndeksOnlin/

B52-Njoftimi-per-nenshkrimin-e-kontrates-7