Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Kosovës i duhet një president ushtarak, veç Ramush Haradinaj i del zot”

“Kosovës i duhet një president ushtarak, veç Ramush Haradinaj i del zot”

Ish-deputeti dhe një nga veprimtarët e themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se në rrethanat aktuale politike, kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, është figura e vetme e duhur për t’u zgjedhur në postin e presidentit të vendit.

Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, Hasani theksoi se Kosova ndodhet në krizë dhe se vendit i duhet një lider që i del përballë narrativës së Gjykatës Speciale dhe mbron vlerat e UÇK-së në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, Kosova duhet t’i tregojë botës me vendosmëri se lufta çlirimtare nuk ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, dhe për këtë nevojitet një profil ushtarak në krye të shtetit.