Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prishtina e fortë edhe me juniorë, fiton bindshëm ndaj Ferizajt dhe merr kreun e tabelës

Prishtina e fortë edhe me juniorë, fiton bindshëm ndaj Ferizajt dhe merr kreun e tabelës

Skuadra e Prishtinës U19 ka fituar sot bindshëm ndaj Ferizajt U19 me rezultatin e thellë 0-4.

FC Prishtina triumfoi me shumë meritë, me dy golat e Leon Mexhanit dhe nga një të Bebart Selmanit dhe Bledi Gashit.

Kjo fitore e bën lider të vetmuar ekipin kryeqytetas.

Prishtina këtë vit duket mjaft e mobilizuar, pasi edhe në Superligën e seniorëve kryeson, kurse tani edhe ekipi i Etrur Sadikut është në krye të tabelës, ku pas 5 xhirove ka 12 pikë.

Në pesë ndeshje, Prishtina U19 ka katër fitore dhe vetëm një humbje nga Ballkani.

Ja renditja në kategorinë e juniorëve në Superligë: