Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Komenti i parë nga VV-ja për atentatin kundër kreut të LDK-së dhe vartësve të tij

Komenti i parë nga VV-ja për atentatin kundër kreut të LDK-së dhe vartësve të tij

Kryetari i Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni ka dhënë një koment zyrtar pasi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe tre deputetët, Avdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi janë kërcënuar.

Për këtë kanosje, Policia e Kosovës tashmë ka konfirmuar se është duke e trajtuar rastin.

Hyseni, i cili është kryetar dege në Gjilan prej LVV-së, tha se situata të tilla janë shqetësuese dhe nuk duhet të ndodhin.

Megjithatë, ai uroi që gjithçka të shkojë mirë dhe që Policia ta ketë situatën në dorë.

“Nuk e di për Zotin, tash me gjeneratat e reja të politikës, situata të tilla janë shqetësuese, kjo nuk është mirë që ndodh, me gjithë rivalitetin politik, deri në këtë nivel jo vetëm e panevojshme, por edhe e rrezikshme të shkohet”, tha ai.

“Tash nuk i dimë, duhet t’i presim detajet tjera për të parë çfarë ka ndodhur. Urojë të jetë gjithçka mirë dhe ta ketë situatën në dorë”, u shpreh Hyseni në ATV, të mërkurën mbrëma.

/TV Arbëria