Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Bashkë në mbështetje të çlirimtarëve tanë

Kryeziu: Bashkë në mbështetje të çlirimtarëve tanë

Qëndrim Kryeziu, ka bërë thirrje për mobilizim të shqiptarëve në diasporë në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Përmes një postimi, Kryeziu ka bërë të ditur se shqiptarët në qytete të ndryshme po organizohen për të marrë pjesë në marshin protestues.

“Në çdo qytet, në çdo vend ku ka shqiptarë, duke i takuar dhe duke u organizuar në shumë vende, për të përshëndetur shqiponjat e reja, të cilat tashmë vetëm kanë marrë drejtim për marshin protestues!”, ka shkruar Kryeziu.

Ai ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së, duke shkruar: “Rroftë për jetë e mot UÇK-ja dhe Gjergji i Ri, Hashimi me shokë e Çlirimtarë bashkë!”

Kryeziu u ka bërë thirrje shqiptarëve në Bavari që të bashkohen në Lindau, ndërsa ka theksuar se në organizim pritet të marrin pjesë shqiptarë nga Zvicra, Austria dhe pjesë të ndryshme të Bavarisë.

“Bashkë në mbështetje të çlirimtarëve tanë!”, ka përfunduar ai.