Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sot në Shkup mbahet marshi “Jo në emrin tim

Sot në Shkup mbahet marshi “Jo në emrin tim

Në Shkup, sot, më 27 shtator, do të mbahet marshi protestues me moton “Jo në emrin tim!”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit të Këshillit Organizativ, marshi do të nisë në orën 14:00 nga Sheshi “Skënderbeu” në Shkup.

Në protestë janë ftuar të marrin pjesë qytetarët, familjarët e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, ish-të burgosurit politikë, studentët, profesorët, akademikët dhe artistët.

Ftesa u është drejtuar gjithashtu përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe subjekteve politike shqiptare.

Organizatorët kanë bërë të ditur se marshi synon të zhvillohet në mënyrë paqësore, qytetare dhe dinjitoze, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të respektojnë rendin dhe qetësinë publike.

Marshi zhvillohet në kohën kur ish-krerët e UÇK-së po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.