Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “A je vet a me delegacion?”, pamjet nga takimi 20 minutësh Wahdepul -Lavrov me kërkesë të gjermanëve – çfarë mesazhi iu çua Moskës

“A je vet a me delegacion?”, pamjet nga takimi 20 minutësh Wahdepul -Lavrov me kërkesë të gjermanëve – çfarë mesazhi iu çua Moskës

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, ditën e sotme ka zhvilluar një takim të papritur me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, në OKB. Vetë kryediplomati gjerman, siç raporton Politico, mes tjerash, ka thënë se nuk pranojnë ‘’incidente si sulmi me dron në Leipzig’’, dhe që ai, ka paralajmëruar Rusinë që Gjermania ‘’mund të kundërpërgjigjet’’.

Rreth kësaj, në rrjetin social ‘’X’’, Gert Ewen Ungar, redaktor RT DE, ka ndarë pamje para fillimit të takimi. Në videon e ndarë, Lavrov dëgjohet teksa e pyet kryediplomatin gjerman se ‘’a është vetëm apo me delegacionin’’.

Sipas Ewen Ungar, takimi u zhvillua me kërkesë të palës gjermane.