Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit në Kosovë, para nisjes për Austri

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit në Kosovë, para nisjes për Austri

Dardanët kanë zhvilluar sot stërvitjen e fundit në Kosovë, me të gjithë fokusin tashmë te sfida e radhës në Ligën e Kombeve.

Pas fitores 1:0 ndaj Irlandës, Kombëtarja ka mbyllur përgatitjet në Prishtinë dhe sot udhëton drejt Austrisë, ku të dielën e pret një tjetër përballje e rëndësishme në Vjenë.

Atmosfera në kampin dardan është pozitive, ndërsa skuadra synon ta bartë energjinë dhe formën nga ndeshja e parë edhe në duelin ndaj Austrisë.