Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Betohen 17 kadetë të rinj të FSK-së

Betohen 17 kadetë të rinj të FSK-së

Përmes një betimi solemn, 17 kadetë të rinj të Klasës 2030 kanë nisur zyrtarisht kapitullin e ri në rrugëtimin e tyre drejt formimit akademik e ushtarak si oficerë të ardhshëm të Republikës së Kosovës.

Në mesin e kësaj gjenerate të re, e cila ka nisur përgatitjet në Qendrën për Studime Universitare (QSU), është edhe një kadet nga Republika e Shqipërisë, duke dëshmuar kështu vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë ceremonisë, kadetët shprehën përkushtimin dhe vendosmërinë e tyre maksimale për t’i shërbyer atdheut me nder, përgjegjësi të lartë dhe profesionalizëm.

Ky moment shënon fillimin e një rrugëtimi të ri në Qendrën për Studime Universitare. Nga sot, ata mbajnë me krenari titullin e kadetit dhe marrin përsipër përgjegjësitë, sfidat dhe privilegjet që vijnë me këtë titull,” thuhet në njoftim.

Ky hap shënon nisjen e një faze intensive të edukimit dhe disiplinës ushtarake për të rinjtë, të cilët pas përfundimit të studimeve do të marrin përsipër gradat dhe detyrat drejtuese në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.