Një rast i rëndë është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Obiliq, ku dyshohet se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.
Me urdhër dhe në konsultim me prokurorin, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ndërsa i njëjti aktualisht ndodhet në kërkim policor.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë, kanosje dhe armëmbajtje pa leje” dhe po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.