Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ambasada britanike kërkon që Beogradi t’i mbajë përgjegjës pa vonesa Radoiçiqin dhe tjerët për sulmin tragjik në Banjskë

Ambasada britanike kërkon që Beogradi t’i mbajë përgjegjës pa vonesa Radoiçiqin dhe tjerët për sulmin tragjik në Banjskë

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka përkujtuar policin e vrarë Afrim Bunjaku, në trevjetorin e sulmit në Banjskë, duke kërkuar që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësinë.

Përmes një deklarate, Ambasada britanike tha se kujton Bunjakun, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023.

“Tre vjet pas sulmit tragjik në Banjskë, kujtojmë zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në shërbim të vendit të tij”, thuhet në deklaratë.

Ambasada britanike vlerësoi gjithashtu guximin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në reagimin ndaj sulmit dhe rivendosjen e sigurisë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të prokurorëve të Kosovës për ndjekjen e përgjegjësve.

“Llogaridhënia mbetet thelbësore. Përgjegjësit, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë përballur me drejtësinë”, thuhet më tej në deklartë.