Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > UEFA: FFK po e rrit interesimin e të rinjve për futbollin

UEFA: FFK po e rrit interesimin e të rinjve për futbollin

Për zhvillimin e futbollit në Kosovë, e posaqërisht atë të rrugës, faqja zyrtare e UEFA-së i ka kushtuar një artikull të veçantë punës që po e bën Federata e Futbollit të Kosovës në këtë drejtim.

Në shkrimin e UEFA-së përmendet fakti se Kosova ka një popullsi të re dhe FFK me anë të projekteve po provon ta rris interesimin e gjeneratave të reja për t’u marrë me futboll.

“Duke qenë se Kosova ka popullatë të re, shoqata (FFK) realizon projekte për të rritur interesimin te të rinjtë për futbollin. Zhvillimi i futbollit dhe si rrjedhim i sportit më popullor në vend dhe në mbarë botën është një nga prioritetet kryesore të FFK-së.”, thuhet fillimisht në shkrimin e UEFA-së.

Më tutje aty thuhet se shumë nga lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës e kanë nisur karrierën nga futbolli në rrugë dhe për ta vazhduar këtë, FFK po e përkrah zyrtarisht futbollin spontan.

“Për këtë arsye ka nisur projekti i futbollit në rrugë, i njohur ndryshe edhe si “projekti i futbollit spontan”. Shumë nga lojtarët e Kosovës që sot janë të suksesshëm në skenën ndërkombëtare e kanë zhvilluar talentin e tyre futbollistik duke luajtur spontanisht në rrugë me miqtë e lagjes. Prandaj FFK-ja ka vendosur të promovojë zyrtarisht këtë formë të lojës.”

Kohët e fundit, FFK filloi të përdorë sheshet publike në kryeqytetin Prishtinë për t’u ofruar fëmijëve mundësinë për të luajtur futboll. Ky projekt synon jo vetëm argëtim, por edhe zbulimin e talenteve të rinj.

Në bashkëpunim me institucionet vendore, tani po kërkohen vende të përshtatshme ku fëmijët të kenë akses më të lehtë në futboll.

/TV Arbëria

Powered by WordPress