Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arben Fetoshi nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Institutin Bullgar për Politika Ndërkombëtare

Arben Fetoshi nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Institutin Bullgar për Politika Ndërkombëtare

Arben Fetoshi ka njoftuar se sot ka mirëpritur Dr. Dimitar Keranov nga Instituti Bullgar për Politika Ndërkombëtare (BIIP), me të cilin ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi.

Sipas Fetoshit, marrëveshja parasheh bashkëpunim në projekte kërkimore, publikime dhe aktivitete të përbashkëta lidhur me sfidat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë.

Fetoshi ka thënë se partneriteti synon të krijojë një kornizë për trajtimin e dezinformimit, operacioneve të ndikimit dhe narrativave strategjike që, sipas tij, kërcënojnë qëndrueshmërinë demokratike të rajonit.

Ai ka theksuar se nismat e përbashkëta do të përfshijnë hulumtime, analiza gjeopolitike, shkëmbim të kapaciteteve dhe publikimeve, si dhe tryeza e konferenca shkencore.

“Memorandumi me BIIP e zgjeron rrjetin e bashkëpunimit rajonal dhe fuqizon rolin e shoqërisë civile kundër qëllimeve revizioniste që minojnë paqen, sigurinë dhe rendin demokratik në Europë”, ka deklaruar Fetoshi.