Gazetari Lirim Mehmetaj ka ngritur një shqetësim lidhur me një rast që, sipas tij, i është treguar nga një shqiptar që punon në një kompani të madhe të telefonisë në Gjermani.
Mehmetaj thotë se punëtori është njoftuar nga kompania që ta largojë nga profili i tij fotografinë me logon e UÇK-së, me arsyetimin se politikat e kompanisë nuk e lejojnë një përmbajtje të tillë, pasi UÇK-ja cilësohet si “organizatë terroriste nacionaliste paramilitare”.
“Një pjesë në Kosovë me gjasë as nuk janë të vetëdijshëm se çka na ka ndodhë me 16 shtator”, ka shkruar Mehmetaj.
“O kfilluni, kfilluni për atë Zot”, ka përfunduar ai reagimin e tij.