Opinionistja Anita Shabani, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij, duke vënë theksin te mungesa e një reagimi shtetëror dhe mungesa fizike e kryeministrit pas dënimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë.
Sipas Shabanit, kryeministri Kurti ka zgjedhur të merret me takime dytësore jashtë vendit në vend se të jetë në Kosovë për të menaxhuar këtë moment kritik.
Sot kryeministri i vendit tonë shkon në Amerikë edhe takon ish-kryetarin e Kukësit, pa ndonjë rëndësi. Urgjenca është në Kosovë! Janë dënu krerët e UÇK-së, janë dënu shpallësit e pavarësisë së Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe zotri Kurti nuk është në Kosovë“, ka thënë Shabani në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Ajo ka theksuar se institucionet e Kosovës nuk kanë reaguar siç duhet dhe nuk kanë miratuar asnjë rezolutë, ndryshe nga ajo që bëri Shqipëria.
Më tej, Shabani ka akuzuar qeverinë aktuale për mungesë mbështetjeje dhe për veprime që, sipas saj, e kanë dëmtuar mbrojtjen dhe vlerat e luftës së UÇK-së përgjatë viteve.