Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pal Lekaj: “Kjo Qeveri është anti-UÇK”

Pal Lekaj: “Kjo Qeveri është anti-UÇK”

Pal Lekaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për, siç thotë ai, mungesë të veprimeve konkrete institucionale pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lekaj ka kërkuar mobilizim politik, juridik dhe diplomatik, duke përmendur Kuvendin, Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse për mbështetjen juridike e institucionale.

 

Postimi:

KJO QEVERI ËSHTË ANTI-UÇK!

 

Ka kaluar tashmë një javë nga aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së.

 

Një javë. Shtatë ditë.

 

Dhe çfarë kemi parë nga Qeveria e Kosovës përtej deklaratave politike?

 

Ku janë veprimet konkrete institucionale?

 

Në një prej momenteve më të rënda për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, institucionet tona do të duhej të ishin në mobilizim të plotë politik, juridik dhe diplomatik.

 

Deri më sot do të duhej të kishim parë:

 

1. KUVENDIN E KOSOVËS duke debatuar urgjentisht dhe duke miratuar një rezolutë të qartë politike lidhur me aktgjykimin dhe mbështetjen institucionale për ish-krerët e UÇK-së.

 

2. INSTITUCIONET KOMPETENTE duke shqyrtuar menjëherë të gjitha mundësitë kushtetuese dhe ligjore në lidhje me kuadrin juridik të Dhomave të Specializuara.

 

3. QEVERINË E KOSOVËS duke krijuar një mekanizëm të posaçëm institucional për koordinimin e mbështetjes juridike dhe institucionale për të dënuarit dhe familjet e tyre, brenda kompetencave dhe ligjit.