Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Artan Behrami: “Gjykata Speciale po luan me refera të blerë dhe VAR të manipuluar”

Artan Behrami: “Gjykata Speciale po luan me refera të blerë dhe VAR të manipuluar”

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, është zhvilluar procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Duke përdorur terminologji nga futbolli, Behrami ka thënë se prej gjashtë vitesh Gjykata Speciale po funksionon me “referë të blerë dhe VAR të manipuluar”.

“Prandaj, deri më sot, Prokuroria ka fituar 45:0 ndaj Mbrojtjes”, ka shkruar Behrami.

Ai ka pretenduar se Ligji për Dhomat e Specializuara i ka dhënë avantazh dhe mundësi hileqarëve, të cilët e kanë keqpërdorur.

Behrami tha se ndryshimet ligjore të dërguara dje në Kuvend, janë të domosdoshme për të krijuar mundësi të barabarta për palët.

“Nuk ka ligj në botë që është mbi Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.

Në fund, Behrami u ka bërë thirrje kolegëve që, siç ka thënë, të bëhen pjesë e rikthimit të ligjshmërisë në këtë Gjykatë, “për hir të mbrojtjes së historisë”, ka shkruar Behrami.