Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Grabovci viziton familjet e krerëve të UÇK-së: Ishim bashkë në të kaluarën, jemi bashkë sot dhe gjithmonë

Grabovci viziton familjet e krerëve të UÇK-së: Ishim bashkë në të kaluarën, jemi bashkë sot dhe gjithmonë

Adem Grabovci, së bashku me Azem Sylën, ka vizituar familjet e ish-krerëve të UÇK-së, pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Grabovci tha se familjet Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë dëshmuar, sipas tij, “forcë, dinjitet dhe qëndresë të jashtëzakonshme” përballë kësaj sfide.

“Jo veç në këto momente, por me këto familje, ishim bashkë në të kaluarën, jemi bashkë sot dhe gjithmonë do të jemi bashkë”, shkroi Grabovci.

Ai e cilësoi luftën e UÇK-së si “luftë të drejtë, të pastër dhe çlirimtare”, duke shtuar se historia dhe sakrifica e popullit të Kosovës për liri e pavarësi nuk mund të zhbëhen.

“Hashimi, Kadriu, Baci, Jakupi e Rexha janë çlirimtarë dhe kështu do të mbeten në kujtesën e popullit tonë”, deklaroi Grabovci.