Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Demaçi pas verdiktit të Hagës: Nëse këto ngjarje s’na bashkojnë, s’mbetet t’i dhimbsemi askujt

Demaçi pas verdiktit të Hagës: Nëse këto ngjarje s’na bashkojnë, s’mbetet t’i dhimbsemi askujt

Shqiptar Demaçi, djali i Adem Demaçit, ka bërë thirrje për “kthjellje”, pas verdiktit të Gjykatës Speciale.

Ai thotë se  “është koha të kthjellemi, që me maturi e mençuri t’i ngrijmë konfliktet e brendshme dhe të bashkëpunojmë që të dalim nga amullia. T’i kryejmë detyrat e shtëpisë”.

Sipas tij, “prognoza mund të shohë thellim të polarizimit partiak e të përçarjes, destabilizim e shtërngata politike / sociale”.

“Nëse as këto ngjarje nuk na bashkojnë, nuk mbetet t’i dhimbsemi kujt!!”, shprehet Demaçi.

“Mbetet pra, që të parët, deputetët e Kuvendit të Kosovës të japin shembull të konstruktivitetit dhe të dalim nga ngërçi institucional. Por edhe popullata duhet të reflektojë dhe të mbështesë me presion konstruktiv zhvillimet politike të tanishme!”, ka përfunduar ai.