Shqiptarja ‘pushton’ skenën, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ në Itali

Artistja shqiptare Laura Fetahu ka dhene nje performance te...

Përfaqësuesit e bektashinjve në Turqi kundërshtojnë idenë e Edi Ramës për “shtetin bektashi” në Shqipëri

Përfaqësues të bektashinjve në Turqi e kanë kundërshtuar idenë...

Bajqinovci: Amaneti i heroit Afrim Bunjaku po çohet në vend, veriu ka ndryshime rrënjësore

Sot, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat: Votojeni ndarjen e mjeteve të trustit

Extra AL PVC

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, sot ka kërkuar nga deputetët e pozitës dhe të opozitës që nesër ta votojnë ndarjen e mjeteve të trustit pensional.

FSPTSPK ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të bëhen të sinqertë me punëtorët e sektorit privat të Kosovës dhe ta votojnë këtë ligj.

Siç ka potencuar FSPTSPK, votë e nesërme e deputetëve do të jetë përcaktuese se votat e tyre, të fituara në zgjedhjet e fundit, “vërtet ishin vota për përmirësimin e kushteve të punëtorëve ashtu siç ju premtuat”.

“Deputet të pozitës dhe opozitës votojeni ndarjen e mjeteve të trustit pensional nesër

Duke u nisur nga gjendja e rëndë socio-ekonomike ,nga inflacioni I lartë , varfri e përcjellë edhe nga periudhat e kaluara , nga kredit e rënda që s’po mund ti a dalim ti shlyejmë , nga pagat sa për ti thënë pagë ,qe as për një javë s’po na mbulojnë , duke u nisur nga ajo se nga ky popull dhe më mirë të themi shumica e punëtorëve të sektorit privat ju votuan me bindje se ju do ti mbroni interesit e tyre ligjore më mirë se të tjerët , ju bëj apel pozitë e opozitë që ta votoni ligjin për ndarjen e 30% të trustit .s pakut njëherë pas dy vitesh bëhuni të sinqertë me punëtorët e sektorit privat të Kosovës dhe votoni këtë ligj . Pse duhet votuar këtë ligj të gjithë deputetët

Për dy vite

S’kemi ngritje të pagës minimale

S’kemi marrëveshje kolektive

S’kemi gjykatë të punës

Deri sa punëtorëve të sektorit publik ju ndat stimulim për inflacion, neve jo

Punëtorët shëndetësor morën stimulim për rrezikshmëri në punë nga kovidi ,shumë punëtorë të sektorit privat punuan bashkë në një vend , ne nuk u stimuluam.

Kjo votë e juaja nesër do të jetë përcaktuese se votat e juaja të marura në zgjedhjet e fundit , vërtet ishin vota për përmirësimin e kushteve të punëtorëve ashtu siç ju premtuat.

Një punëtorë dje tha ,ata që se votojnë ndarjen e trusti ju thafshin gishtat , ne marrim vetëm nga 250 eu e edhe ma pak, e jo si pushtetarët qe s din nga sa I marrin , dhe këta s din qa është varfëria.”,  është bërë e ditur në komunikatën e Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Shqiptarja ‘pushton’ skenën, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ në Itali

Artistja shqiptare Laura Fetahu ka dhene nje performance te...

Përfaqësuesit e bektashinjve në Turqi kundërshtojnë idenë e Edi Ramës për “shtetin bektashi” në Shqipëri

Përfaqësues të bektashinjve në Turqi e kanë kundërshtuar idenë...

Bajqinovci: Amaneti i heroit Afrim Bunjaku po çohet në vend, veriu ka ndryshime rrënjësore

Sot, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur...

Armatime dhe konfiskime – Historiku i aksioneve policore në veri të Kosovës

Më pak se tre vjet pas fundit të luftës...

Shqiptarja ‘pushton’ skenën, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ në Itali

Artistja shqiptare Laura Fetahu ka dhene nje performance te shkelqyer ne Itali, teksa ka lene pa fjale dhe jurine e “X FACTOR”, transmeton albinfo.ch. Me...

Përfaqësuesit e bektashinjve në Turqi kundërshtojnë idenë e Edi Ramës për “shtetin bektashi” në Shqipëri

Përfaqësues të bektashinjve në Turqi e kanë kundërshtuar idenë e krijimit të “shtetit sovran bektashi”. Siç raporton Habel Global, kryetari i Federatës Turke të Alevit,...

Bajqinovci: Amaneti i heroit Afrim Bunjaku po çohet në vend, veriu ka ndryshime rrënjësore

Sot, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur respektin e tij të thellë për heroin Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht një vit...