Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Ndahet nga jeta ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Hashani

Ndahet nga jeta ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Hashani

Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Hashani.

Hashani u varros me nderime të larta ushtarake, në shenjë respekti për kontributin dhe sakrificën e tij gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi, ku familjes, bashkëluftëtarëve dhe të afërmve u janë shprehur ngushëllime.“Lavdi jetës dhe veprës së Blerim Hashanit. I paharruar qoftë kujtimi për të”, thuhet në njoftim