Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Si fëmijë marshonte krah Hashim Thaçit, sot Çlirim Haziri marshon për të dhe shokët e tij (Video)

Si fëmijë marshonte krah Hashim Thaçit, sot Çlirim Haziri marshon për të dhe shokët e tij (Video)

Një video e papublikuar më parë sjell pamje të rralla nga vitet e pasluftës, ku Çlirim Haziri, atëherë ende fëmijë, shihet duke marshuar së bashku me vëllain e tij, Shqiprimin, përkrah Hashim Thaçit, Ramë Bujës, Liburn Aliut dhe figurave të tjera të asaj kohe.

Çlirimi është djali i heroit Xhavit Haziri, i cili vazhdon të jetë në listën e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Sot, më shumë se dy dekada më vonë, ai marshon për Hashim Thaçin dhe shokët e tij, duke qenë njëri prej organizatorëve të protestave që po mbahen çdo mbrëmje në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.