Për zotimin e qartë për tërheqje nga marrëveshjet me Serbinë, për shkak të verdiktit dënues ndaj krerëve të UÇK-së
Partive parlamentare të Kosovës u kërkojmë zotim të menjëhershëm dhe publik:
Të tërhiqen nga të gjitha marrëveshjet me Serbinë derisa:
• Dhomat e Specializuara në Hagë të shpërbëhen, dhe
• verdikti dënues ndaj krerëve të UÇK-së të ndryshohet në denim lirues.
Arsyet kryesore:
• Gjykimi nuk ka qenë transparent.
• Janë pranuar prova të fabrikuara dhe të falsifikuara, përfshirë ato të ofruara nga Serbia.
• Nuk ka pasur transparencë mbi kredibilitetin e dëshmitarëve.
Nëse nuk arrihet pajtim i përbashkët i të gjitha partive, PDK dhe AAK të zotohen se do të kërkojnë mbështetje nga deputetë të Vetëvendosjes dhe LDK-së për të dalë nga marrëveshjet. Ato duhet të angazhohen që, sapo të vijnë në pushtet, të dalin nga këto marrëveshje dhe të shfuqizojnë ligjin për Dhomat e Specializuara, duke kapërcyer pengesën e 2/3 të komunitetit joshumicë.
Kjo kërkesë është legjitime jo vetëm për shkak të shkeljeve të rënda në procesin e Hagës, por edhe për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të Serbisë ndaj marrëveshjeve.
Kosova nuk mund të mbetet e lidhur me marrëveshje që minojnë dinjitetin e luftës së UÇK-së dhe sovranitetin e saj, ndërsa verdikti dënues mbetet në fuqi.
Kërkojmë përgjigje të qarta dhe të menjëhershme.
Heshtja nuk është zgjidhje.