Shqiptarja ‘pushton’ skenën, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ në Itali

Artistja shqiptare Laura Fetahu ka dhene nje performance te...

Përfaqësuesit e bektashinjve në Turqi kundërshtojnë idenë e Edi Ramës për “shtetin bektashi” në Shqipëri

Përfaqësues të bektashinjve në Turqi e kanë kundërshtuar idenë...

Bajqinovci: Amaneti i heroit Afrim Bunjaku po çohet në vend, veriu ka ndryshime rrënjësore

Sot, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dialogu Kosovë-Serbi, pesë ndërkombëtarë të premten në Prishtinë

Extra AL PVC

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, sot ka thënë se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak këtë javë do të udhëtojë për në rajon.

Ai ka bërë të ditur se Lajçak do të vijë në Kosovë të premten, me ç’rast do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Miroslav Lajçak gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi do të shoqërohet nga këshilltarët kryesorë të politikës së jashtme të presidentit francez, (Emmanuel Bonnin), kancelarit gjerman, (Jens Plettnerin) dhe kryeministrit italian, si dhe nga Zëvendësndihmës Sekretari amerikan, Gabriel Escobar.

“Kjo është në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të çuar përpara dialogun e lehtësuar nga BE-ja në emër të përfaqësuesit të lartë Borrell. Kështu, Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak, këtë të premte do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë. Në Prishtinë ai do të takohet me kryeministrin Kurti dhe më pas në Beograd do të takohet me presidentin Vuçiq për të diskutuar hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe në këtë vizitë përfaqësuesi special i BE-së do të shoqërohet nga këshilltarët kryesorë të politikës së jashtme të presidentit francez, kancelarit gjerman, dhe kryeministrit italian, si dhe Zëvendësndihmës Sekretari amerikan Escobar.”, është shprehur Stano.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot në Davos të Zvicrës ka zhvilluar takim me kryeministrin Albin Kurti. Lajçak ka bërë të ditur se me Kurtin kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Shqiptarja ‘pushton’ skenën, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ në Itali

Artistja shqiptare Laura Fetahu ka dhene nje performance te...

Përfaqësuesit e bektashinjve në Turqi kundërshtojnë idenë e Edi Ramës për “shtetin bektashi” në Shqipëri

Përfaqësues të bektashinjve në Turqi e kanë kundërshtuar idenë...

Bajqinovci: Amaneti i heroit Afrim Bunjaku po çohet në vend, veriu ka ndryshime rrënjësore

Sot, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur...

Armatime dhe konfiskime – Historiku i aksioneve policore në veri të Kosovës

Më pak se tre vjet pas fundit të luftës...

Shqiptarja ‘pushton’ skenën, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ në Itali

Artistja shqiptare Laura Fetahu ka dhene nje performance te shkelqyer ne Itali, teksa ka lene pa fjale dhe jurine e “X FACTOR”, transmeton albinfo.ch. Me...

Përfaqësuesit e bektashinjve në Turqi kundërshtojnë idenë e Edi Ramës për “shtetin bektashi” në Shqipëri

Përfaqësues të bektashinjve në Turqi e kanë kundërshtuar idenë e krijimit të “shtetit sovran bektashi”. Siç raporton Habel Global, kryetari i Federatës Turke të Alevit,...

Bajqinovci: Amaneti i heroit Afrim Bunjaku po çohet në vend, veriu ka ndryshime rrënjësore

Sot, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur respektin e tij të thellë për heroin Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht një vit...