Basri Beka ka reaguar ndaj një faqeje me përmbajtje islame, duke pretenduar se ajo dëshmon që “islami politik e urren UÇK-në”.
Sipas Bekës, faqja pretendon se mbron “muslimanin e devotshëm” Drinin, ndërsa në sfond ka vendosur artikuj që akuzojnë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për vrasjen e tij.
“Mbron komandantin e UÇK-së duke shpifur vetë UÇK-në. Kjo është fytyra e vërtetë e islamit politik: armik i UÇK-së”, ka shkruar Beka.