Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Video/ U kap mat me gruan e një tjetri, momenti i frikshëm kur burri bie nga dritarja teksa tentoi të arratisej

Video/ U kap mat me gruan e një tjetri, momenti i frikshëm kur burri bie nga dritarja teksa tentoi të arratisej

Një burrë në Brazil është filmuar duke u rrëzuar nga dritarja e një apartamenti, teksa tentonte të largohej nga ndërtesa në rrethana të pazakonta.

Sipas raportimeve të mediave lokale, ai dyshohet se po përpiqej të arratisej pasi ishte kapur me gruan e një burri tjetër.

Ngjarja ka ndodhur më 14 shtator në lagjen Barra të Salvadorit, në verilindje të Brazilit.

Pamjet dramatike tregojnë burrin, i veshur vetëm pjesërisht, duke dalë me kujdes nga dritarja e një apartamenti. Ai përpiqet të kapë një parvaz më poshtë, por nuk arrin ta mbajë këmbën në të dhe humbet ekuilibrin.

https://x.com/FreeBubble40637/status/2099936488498827572?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2099936488498827572%7Ctwgr%5E859905de9e3a514cb55745cf9a811db747ee11b8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fvideo-u-kap-mat-me-gruan-e-nje-tjetri-momenti-i-frikshem-kur-burri-bie-nga-dritarja-teksa-tentoi-te-arratisej%2F