Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Incidenti mes fqinjëve në Korishë të Prizrenit, deklarohen nga policia

Incidenti mes fqinjëve në Korishë të Prizrenit, deklarohen nga policia

Një 31 vjeçar është ndaluar për 48 orë.

Ai dyshohet se ka kanosur fqinjin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit.

Ende nuk janë të qarta detajet që çuan drejt këtij incidenti.

Lidhur me rastin  është deklaruar policia përmes zëdhënësit rajonal të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Po, bëhet fjalë për një rast kanosjeje. I dyshuari është mashkull, rreth 31 vjeç. Pas intervistimit, ai është ndaluar për 48 orë. Nuk ka dëshmi se është përdorur ndonjë armë, apo se është bërë kanosja me armë”, tha Bytyqi.