Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nisin hetimet ndaj Granit Xhakës nga Prokuroria në Zvicër, kjo është arsyeja

Nisin hetimet ndaj Granit Xhakës nga Prokuroria në Zvicër, kjo është arsyeja

Prokuroria e Luzernit ka nisur procedurë penale ndaj kapitenit të Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, lidhur me dyshimet për përdorimin e një certifikate të falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19.

Sipas mediumit zviceran “Blick”, autoritetet po hetojnë nëse certifikata që dëshmonte vaksinimin e Xhakës ishte e rregullt apo nëse ishte lëshuar në mënyrë të parregullt.

Rasti lidhet me një hetim ndaj një mjekeje në Luzern, ordinanca e së cilës ishte kontrolluar nga policia në vitin 2023, nën dyshimin se kishte lëshuar në mënyrë të parregullt certifikata të vaksinimit kundër COVID-19.

Gjatë kontrollit në ordinancë, autoritetet kishin sekuestruar materiale, të cilat tashmë janë pjesë e hetimeve.