Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të tentim-kontrabandimit të mallrave në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.
Gjatë kontrollit të një autobusi që po hynte në Kosovë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara, përfshirë një aparat të ri kafeje dhe mallra të tjera me faturë, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.
Vlera e përgjithshme e mallrave kap rreth 4,100 euro.
Dogana tha se ka ndërmarrë veprimet e parapara ligjore dhe ka iniciuar procedurat përkatëse ndaj rastit, duke u zotuar se mbetet e përkushtuar “në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës, duke garantuar njëkohësisht konkurrencë të drejtë dhe zbatim të barabartë të ligjit në të gjitha pikat kufitare”.