Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Leonora Jakupi reagon ndaj mediave serbe: “Sulme, tituj, presion.. Si gjithmonë”

Leonora Jakupi reagon ndaj mediave serbe: “Sulme, tituj, presion.. Si gjithmonë”

Këngëtarja shqiptare Leonora Jakupi ka reaguar pas raportimeve të fundit të disa mediave serbe, të cilat kanë shkruar për të dhe aktivitetin e saj artistik.

Raportimet kanë ardhur pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jakupi ka publikuar një kolazh me titujt e disa artikujve të mediave serbe, duke reaguar shkurtimisht ndaj tyre.

“Sulme, tituj, presion.. Si gjithmonë”, ka shkruar Jakupi.

Në artikujt e publikuar, mediat serbe kanë trajtuar profilin dhe prejardhjen e këngëtares, ndërsa kanë rikthyer në vëmendje edhe këngën e saj “A vritet pafajësia”, të publikuar nga Jakupi në vitet ’90.

Kjo nuk është hera e parë që artistja shqiptare bëhet pjesë e raportimeve të mediave serbe. Në shkurt, disa prej tyre kishin shkruar edhe për këngën e saj “Komandant”, duke reaguar ndaj paraqitjes së emblemës së UÇK-së në videoklip.