Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Protestë tjetër sonte në Prishtinë, me moton “Jo në emrin tim”, njoftimin e shpërndan edhe Endrit Thaçi

Protestë tjetër sonte në Prishtinë, me moton “Jo në emrin tim”, njoftimin e shpërndan edhe Endrit Thaçi

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë pritet të mbahet edhe një protestë sonte, pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta është paralajmëruar të nisë në ora 21:00 dhe do të zhvillohet me moton “Jo në emrin tim”.

Kjo do të jetë protesta e tretë që mbahet në Prishtinë pas vendimit në Hagë.

Gjatë ditës së sotme, në të njëjtin shesh u mbajt edhe protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.