Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KRU paralajmëron ndërprerje të ujit në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve

KRU paralajmëron ndërprerje të ujit në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se një operator ekonomik do të zhvillojë punime në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari”.

Si pasojë e punimeve, pa furnizim me ujë do të mbesin përkohësisht Lagjja Universitare, rruga “Holger Petersen”, rruga “Muharrem Fejza”, si dhe rrugët periferike në Matin 1.

KRU-ja ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe ka shprehur ndjesë për shqetësimet e shkaktuara gjatë realizimit të punimeve.