Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas protestës së mbajtur në Prishtinë, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen.
“Faleminderit, shqiptarë! Ky popull nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për UÇK-në, deri në vendosjen e drejtësisë dhe të së vërtetës”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.